Koment: Shqipëria nuk ka turp, voton anti-shqiptarin Michel Platini

Presidenti i FSHF-se Armando Duka dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së nuk kanë ‘fytyrë’ fare. Rivotimi i anti-shqiptarit Michel Platini për president të UEFA-së, është skandal i llojit të vet. 

Shkruan: Erald SELCA

Shqipëria do duhej të votonte kundër ‘Michel Platinovicit’, këtij pro-serbi dhe promovuesi të huliganizmit dhe fashizmit serb. Me 14 Tetor 2014, 30-mijë serbë në stadiumin e Partizanit te Beogradit, në ndeshjen Serbi – Shqipëri brohorisnin në kor ‘vrisni shqiptarët’ dhe prapë nuk u mbushën mend Duka me klanin e tij.

UEFA për më tepër i dha fitoren Serbisë ‘në tavolinë’ dhe ne na ndëshkoi. Platini nuk pa asgjë, as bombolat e gazit, djegjen e flamurit te Natos, e atij shqiptar. Kur shqiptarët e votojnë armikun e tyre, çfarë të presim ne nga mafia UEFA – FIFA, Platini – Blater . Armando Duka të cilin e kam mbrojtur me fanatizëm për çështjen e ‘mercenarëve’ shqiptarë, si duket nuk paska gjak shqiptari fare.

Përfundimisht, një pjesë e madhe e shqiptarëve të shtetit amë, flasin shqip ama shqiptarë nuk janë. Cakoviq i Apolonisë ‘dhunon’ flamurin shqiptar, asnjë ndëshkim nga klubi dhe FSHF-ja. ‘Deserti’: vota për ‘Platinoviqin’. TURP TURP TURP TURP. ‘JO’, ‘PLATINOVICIT’ DO DUHEJ THËNË SHQIPËRIA E GJORË.