Koment: Ku është krenaria e KF Vëllaznimit?

 KF Vëllaznimi këtë vit ka pasur situatë të rënd financiare. Lojtarët të mashtruar nga Kuvendi komunal i Gjakovës, dhe nga Kryesia e klubit vendosen të bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet kampionale deri sa të plotësohen kërkesat e tyre (kompensimi i rrogave te disa muajve).

Duke parë këtë situatë kryesia e klubit së bashku me një grup tifozësh moren iniciativë interesante për ta ndihmuar klubin e tyre të dal nga “balta”. Vendosen KUTI nëpër ambiente biznesore dhe hapësira të ndryshme në qytet, në mënyrë që qytetarët gjakovar të participojnë me aq sa kanë mundësi, çoftë edhe me 5 cent! Këto KUTI irrituan shumë qytetarë-tifozë të KF Vëllaznimit, sepse klubi i tyre i zemrës tashmë ishtë bërë të kërkoi lëmoshë rrugëve të qytetit, duke kujtuar se nga ky klub dolën emra të mëdhenj të futbollit botërorë si Lorik Cana, Besnik Hasi, Ardian Kozniku, e shumë të tjerë, te cilët janë krenaria e KF Vëllaznimit dhe qytetit të Gjakovës. Madje ne çdo intervistë thonë se KF Vëllaznimi dhe Gjakova gjithmonë qëndrojnë në zemrat e tyre.

Duke parë gjithë këtë situat të vinë në kokë disa pyetje. Ku janë sot Cana, Hasi e Kozniku e shumë te tjerë që ndihen krenar me qytetin dhe klubin futbollit të fëmijërisë së tyre? A nuk është, “Shoku i mirë në ditë të vështirë”. Ku jeni o Lorik, Besnik dhe Ardian tani është koha qe të krenohemi qe ju kemi.! Kontribuoni edhe ju, përndryshe krenaria e fëmijërisë tuaj po “fundoset”.

Autori: Agron Lleshaj, gazetar.