Kombëtarja vijon përgatitjet rregullisht në ditën e 3-të në Kaiserau

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ditën e nesërme (e mërkurë) Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

Gjithashtu, këtë të mërkurë do të ketë edhe një konferencë për median me një nga futbollistët kuqezi, duke filluar nga ora 14:30 dhe që do të transmetohet në kanalin e FSHF në platformën Youtube. Të gjithë gazetarët e interesuar për të ndjekur konferencën mund hyjnë në linkun e posaçëm për konferencën.

Kushtrim Gashi largohet nga futbolli kosovar, arrin marrëveshje me skuadrën e re

Kurti kthen sytë nga sporti, pas Trepçës tani takohet me Ballkanin: Suhareka është shndërruar në qytet të sportit