Kombëtarja turne në Itali

Ekipi Kombëtar U-19 i drejtuar nga trajneri Altin Lala, do të zhvillojë një turne në Itali  (Roma Caput Mundi). Te rinjtq kuqezinj në këtë turne po marrin pjesë për të tretin vit radhazi, ku pjesëmarrës do të jenë Italia, Malta dhe Uellsi. Ky turne do të zhvillohet nga data 8-13 mars 2015. 

Trajneri Lala për këtë ndeshje ka grumbulluar këta futbollistë: Elhan Kastrati, Jorgo Muca, Ardit Humolli, David Bocaj,  Keidi Bare, Dejvis Selimi, Gersi Lickollari, Aris Lalaj, Brajan Tola, Klaudio Shullazi, Danjel Kthella, Rubin Hebaj, Klevis Sadiku, Jurgen Vrapi, David Domgjoni, Ardian Krasniqi, Alesio Hyseni, Sinisha Rajcevic.

 

Orari i ndeshjeve

Shqipëri – Maltë,   9 mars, ora 14:30

Uells – Shqipëri       10 mars, ora 14:30

Itali – Shqipëri         12 mars, ora 14:30