Kombëtarja i jep krahë Arbnor Mujës, sulmuesi shqiptar shpërthen me gol e asistim në fitoren e Antwerpit

Arbnor Muja ka shpërthyer me tu rikthyer nga Kombëtarja e Shqipërisë te skuadra e tij Royal Antwerp.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga banka rezervë ndeshjen ndaj Westerlos të cilën Antwerp e fitoi me rezultat 0-3.

Por me tu inkuadruar në ndeshje, Muja shkëlqeu fillimisht me asistim në minutën e 68-të me Bateillen.

E në minutën e 84-të, reprezentuesi shqiptar u gjend bukur në zonë duke realizuar për 0-3.

Për mitrovicasin ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit belg, derisa asistimi i parë.

Me këto tre pikë, Antwerp ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 11 sosh pas gjashtë dueleve të zhvilluara. /Gazeta Olle/

Spektakël me katër gola, por nuk ka fitues në derbin e Bundesligës

Albi Mall Superliga rikthehet në aksion, tre super duele zhvillohet sot