Kombëtarja e Shqipërisë udhëton e kompletuar drejt Moldavisë

Futbollistët e Shqipërisë i kanë përfunduar të mërkurën përgatitjet në Tiranë para nisjes në Moldavi, për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian 2024.

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi stërvitjen e radhës në stadiumin “Air Albania”, ndërsa të enjten paradite do të udhëtojë drejt Chisinaut ku të premten nga ora 18:00 do të përballet me Moldavinë, në kuadër të grupit E kualifikues për “Euro 2024”.

“E gjithë skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te loja me top”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria synon rezultat pozitiv ndaj Moldavisë për ta siguruar për herë të dytë kualifikimin në Evropian.

Ndeshjen e fundit do ta ketë më 20 nëntor në Tiranë ndaj Ishujve Faroe. /Gazeta Olle/

Postimi i plotë nga Federata Shqiptare e Futbollit:

Bellinghami kthehet në stërvitje pas lëndimit të shpatullës

Xhaka titullar në ndeshjen e tij rekord për Zvicrën