Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U17, me rezultat 2:1,e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët mysafirë, me golin e shënuar nga Hisar Ali, në minutën e 21-të (1:0),mirëpo në pjesën e dytë dardanët e rinj u angazhuan në kërkim të golit dhe në minutën e 75-të arritën t’a barazojnë rezultatin përmes Leart Salihut.Goli i epërsisë dhe i fitores u shënua në minutën e 90-të për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 2:1 për Kosovën
Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit Arbnor Morina dhe ndihmësve të tij për ta parë formën e futbollistëve dhe për ta përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në muajin nëntor