Kombëtarja e Kosovës në volejboll, në konkurencën e djemve, është nisur paraditen e së martës në drejtim të Sllovakisë.
Atje, saktësisht në qytetin Nitra, Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë të kualifikimeve për CEV EuroVolley.
Dueli me sllovakët, është një tjetër sfidë serioze, pas asaj me Letoninë më 17 gusht në Gjilan.
Ndeshja Sllovaki-Kosovë zhvillohet në 28 gusht 2024 në qytetin Nitra.
FVK i uron suksese djemve dhe shtabit teknik të Kombëtares.