Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Estonisë, ku do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Talinit të Estonisë, ku prej 23-27 gusht 2021, do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21.

Kosovën do ta përfaqësojnë kadetët Mal Sahiti, kategoria -61 kilogramë dhe Jon Gashi, kategoria -65 kg, si dhe seniori për U-21, Arnis Agushi, kategoria -63 kg.

Jon Gashi kishte fituar medaljen e bronztë në Evropianin e vitit të kaluar, grupmosha e kadetëve.

Para nisjes për në Talin, ekipi i taekwondosë me trajnerin Arsim Agushi, kanë takuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili iu ka uruar fat dhe suksese garuesve tanë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën e Valverdes deri në vitin 2027

Lajm i keq për Kosovën, lëndohet futbollisti në prag të ndeshjeve të shtatorit