Kombëtarja e Kosovës në taekwondo fiton dy medalje në “Ramus Open G1/E1”

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo shënoi sukses në garën ndërkombëtare “Ramus Open G1/E1”, të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Imarah Vizdiklar me katër fitore të shënuara, u stolis me medaljen e artë në grupmoshën kadete, kategoria deri në 41 kg. Imarah dëshmoi se e pret e ardhme e ndritur në taekwondo.

Jon Gashi, fitoi medaljen e argjendtë për junior, kategoria -73 kg.

Shpend Miftari (junior, – 63 kg), Sulejman Vizdiklar (senior -53 kg), dhe Elion Agushi (senior -74 kg), zunë vendet e pesta.

Ky është Eliot Bujupi, shpresa e sulmit “dardan’ për dy dekadat e ardhshme

Proton Cable Prizreni mbetet në Superligë