Skuadra e Kosovës në futboll ka humbur mundësinë që të luajë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë muaj.
Kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi, paralajmëroi ditë më parë shanset që Kosova ka për të luajtur një ndeshje miqësore në Katar kundër amerikanëve, në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Olle.
Por, vrasja e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, ka qenë fatkeqe për futbollistët kosovarë.
Duke parë tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënimet e Iranit, klubi i futbollit i SHBA’së ka anuluar turin në Katar dhe ia ka humbur shpresat Kosovës për miqësore.
Këtë njoftim amerikanët e dhanë përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton The Guardian.
.@ussoccer statement on the #USMNT's 2020 January Camp: pic.twitter.com/zl15icyzex
— U.S. Soccer MNT (@USMNT) January 4, 2020
Ndryshe, Kosova më 12 janar luan miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit. /Gazeta Olle/