Sulmuesi 17-vjeçar vlerësohet si një futbollist më shumë perspektivë dhe kjo ka bërë që trajneri i Kombëtares, Ramiz Krasniqi t’i japim shanse edhe në ekipin kombëtar.
Lajmi është bërë publik nga vet skuadra kryeqytetase.
Postimi i plotë i FC Prishtinës:
Talenti i skuadrës së juniorëve të FC Prishtinës, Naxhi Berisha, është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19.
Sulmuesi 17-vjeçar ka rënë në “radarin” e përzgjedhësit të kësaj grupmoshe, Ramiz Krasniqi derisa ditën e sotme është bashkuar me Përfaqësuesen që është tubuar në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali të Prishtinës.
Kosova do të jetë e tubuar në këtë kamp për tre ditë më radhë ndërkohë që përzgjedhësi Krasniqi do t’i ketë nën “llupë” futbollistët, të cilët mund të bëhen zyrtarisht pjesë e Kosovës U-19 nga viti i ardhshëm.
Berisha që dallohet për shtatlartësinë e tij (1.85), tashmë ka debutuar edhe me skuadrën e parë të Prishtinës në turneun që ditë më parë u organizua në Klinë për nder të legjendave të futbollit, Favzi Rama e Faton Domi.
Kryesia e klubit, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët, i dëshirojnë shumë suksese Naxhit në rrugëtimin e ri.