Kombëtarja A e mund U-19-tën 5:0, ja shënuesit

Kombëtarja A e ka zhvilluar një ndeshje testuese kundër Kombëtares U-19, teksa të përzgjedhurit e Gianni De Biasi, kanë fituar me shifrat 5:0.

Për Shqipërinë A, realizuan Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku, Hamdi Salihi, Ermir Lenjani dhe Odise Roshi.

Kjo ndeshje u zhvillua në tri pjesë (tri herë nga 30 minuta) derisa mungoi i lënduari Mërgim Mavraj.

Ndërkohë, të dielën Shqipëria do të përballet me Armeninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ndeshja zhvillohet në Elbasan ‘Arena’.