Kolshi zbulon suksesin e Feronikelit

Feronikeli e mbylli vjeshtën në vendin e parë, kurse tani e mori një fitore të artë në udhëtim ndaj Kosovës së Vushtrrisë. Portieri i kësaj skuadre, Granit Kolshi thekson se pas kujt qëndron i gjithë ky sukses i skuadrës që nisi edicionin për të mbetur në ligë.

“Me këtë shoqëri, atmosferë të klubit, si nga ana e kryesisë dhe po ashtu edhe nga ana e trajnerëve, nuk është vështirë të arrihen objektivat”, thotë ai për Gazetën Olle.

‘Gardiani’ i ‘industrialistëve’ lavdëron edhe atmosferën e tifozëve vushtrrias. “Ishte një atmosferë shumë e mirë dhe ishte kënaqësi të luash në aso atmosphere. Edhe pritja ishte e mirë, kështu që ishte lojë e mirë dhe më i miri fitoi”.

Feronikeli në fundjavë pret Vëllaznimin. “Ne do të hyjmë në çdo lojë për të fituar dhe për të arritur objektivin tonë”, përfundoi ai.

Kolshi vlerësohet ndër më meritorët për rezultatet e Feronikelit në vitin e kaluar, por edhe tani. (Gazeta Olle)