Kololli shënon gol shumë të bukur ndaj Young Boys

Benjamin Kololli është kthyer në Evropë këtë afat kalimtar, duke e nënshkruar me Baselin dhe që në start ka filluar të shkëlqejë me klubin e njohur zviceran.

Në derbin e sotëm ndaj Young Boys, ai ka startuar nga minuta e parë duke lërë edhe shenjë në këtë ndeshje.

Zhvillohej minuta e 13-të, kur Kololli mori një top në zonë dhe me një goditje të bukur me parabolë shënoi për 1-0.

Një gol shumë i bukur që konfirmon kualitetet e anësorit që mund të luajë në të gjithë vijën e fushë.

Ai sa ishte në Japoni shkaku i largësisë nuk ftohej nga Kosova, por me përzgjedhësin e ri, Kololli mund të jetë një nga alternativat.

Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit me një pikë diferencë

“Do të largohem” – Xavi tregon vendimin që ka marrë dhe akuzon gjyqtarët