Kololli rikthehet në Zvicër dhe nënshkruan për Baselin

Baseli ka njoftuar transferimin e Benjamin Kolollit.

Skuadra zvicerane transferoi lojtarin kosovar me parametra zero.

Mbrojtësi nuk dëshiroi të vazhdonte më në Japoni me Shimizu S-Pulse, andaj edhe vendosi të rikthehej në Evropë.

“Nga Japonia në Basel: Benjamin Kololli kalon nga Shimizu S-Pulse te Rheinknie me një transfertë të lirë”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Ai nënshkruan një kontratë me FCB deri në verën e vitit 2025 me opsion për një sezon tjetër”.

“FCB ju mirëpret në Bazel dhe ju uron një ardhje të sigurt, Benjamin”, thuhet më tej në komunikatën e klubit zviceran.

Tjetër goditje nga Ferizaj, merr sulmuesin Albion Kurtaj

Muriqi afër rikthimit, por humb ndeshjen me Real Madridit