Kololli e mbyll sezonin me gol e asist

Me pesë ndeshjet e zhvilluara sonte, ka përfunduar edicioni 2019/20 në Superligën zvicerane në futboll.

Padyshim, ndeshja më interesante e xhiros së fundit u zhvillua mes skuadrës së Zurichut dhe Thunit në “Letzigrund Stadion”, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja e zhvilluar në praninë e rreth një mijë tifozëve u mbyll me rezultat të barabartë, 3:3.

Edhe në këtë ndeshje, Benjamin Kololli shkëlqeu për skuadrën e Zurichut.

Mbrojtësi i Kosovës shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të, derisa në minutën e 33-të asistoi te goli i Kramerit.

Për Zurichun golin e tretë e shënoi David Domgjoni.