Koliqi nuk ka thyer rekordin, por Gjilani ka vendosur një rekord sot në futbollin kosovar

Formacioni startues i Gjilanit ka qenë shumë i çuditshëm sot, shkruan Gazeta Olle.

Dikur as nuk do të mendohej se Gjilani do të nisë një ndeshje pa asnjë futbollist të qytetit, por sot jo vetëm që nuk pati futbollist gjilanas nga minuta e parë në fushë, por nuk pati asnjë lojtar vendor.

11 futbollistët e hedhur në fushë nga starti prej trajnerit Gentian Mezani ishin të gjithë afrime tek skuadra nga jashtë, dhe asnjëri prej tyre nuk ka shtetësin kosovare.

6 prej startuesëve të sotëm tek “Skifterat” ishin nga Shqipëria, teksa nga një startues pati edhe prej pesë shteteve të tjera.

Kroati, Ivan Fustar luajti në mbrojtje së bashku me brazilianin Jackson Ferreira, në mesfushë u paraqiten Muhamed Useini nga Maqedonia e Veriut dhe Keita Aziz nga Bregu i Fildishtë teksa në sulm mundësia iu dha malazezit, Darko Nikaç.

Rekordi për më së shumti minuta pa pranuar gol vazhdon të mbahet nga Labinot Qosa(Superligë) dhe Visar Bekaj(Superligë dhe Kupë së bashku)/GazetaOlle/