“Koleksionuesi i trofeve” në futsallin kosovar, Agon Ramadani, vazhdon me Prishtinën 01!

Njëri prej futbollistëve më të trofeshëm në futsallin kosovar, Agon Ramadani, ka arritur marrëveshje me Prishtinën 01 për të qenë trajner dhe lojtar i klubit edhe për një vit.

Këtë edicion, Ramadani e mbylli me sukses të madh në klubin bardhekaltër, ku arriti të fitojë Kupën e Kosovës, përcjellë Gazeta Olle.

“Agon Ramadani do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit kryeqytetas si trajner dhe lojtar.

Ai në sezonin e fundit ku klubi u kurorëzua edhe me trofe, ishte nder më meritorët me paraqitjet e tij si lojtar, por edhe taktikat si trajner.

Ramadani është i lidhur ngusht me ekipin bardhëekaltër të cilët i qëndrojnë pas në çdo vendim.

FC Prishtina 01 është e lumtur që ka një personalitet të tillë në klub.

Marrëveshja e re është e vlefshme për një vit”, njofton klubi prishtinas.

✍️ Vazhdon dashuria FC Prishtina 01-Agon Ramadani ✅Agon Ramadani do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit kryeqytetas si…

Gepostet von FC Prishtina 01 am Freitag, 31. Juli 2020

Ramadani më parë ka qenë edhe pjesë e futbollit të madh.

Ai ka luajtur për skuadra si Prishtina, 2 Korriku e të tjera.

Ramadani, i cili është shquar gjithmonë për cilësitë e larta teknike, e gjeti veten më shumë në futsall, për të vazhduar karrierën në parketet kosovare.

Prishtina 01 në edicionin e ardhshëm pritet të luftojë përsëri për trofe. /Gazeta Olle/

Prishtina 01, skuadër tjetër që mëton titullin kampion në futsall