Gerard Pique është një adhurues i fanellave dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe duke e publikuar një foto në rrjetet sociale.
Në mesin e fanellave të legjendave si Francesco Totti apo Thierry Henry, ai nuk e ka problem që të bart edhe fanellat e klubit të urryer, Real Madrid.
Bëhet fjalë për ato të sulmuesve Raul Gonzalez dhe Ruud van Nistelrooy. E disa prej fanellave, Pique i ka marrë në kohën kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.