Kolegji Universi shënon Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut

6 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Pingpongut. Kjo ditë shënohet në gjithë botën, ndërsa Kolegji Univesi do ta shënojë këtë datë me një aktivitet.

Të mërkurën (06.04), duke filluar prej orës 11.00, në oborrin e Kolegjit Universi do të organizohet një garë sportive, në të cilën pjesëmarrës do të jenë studentët e kolegjit tonë.

Kolegji Universi fton të gjithë studentët që me pjesëmarrje masive të shënojnë këtë ditë. E gjithë ajo që studentët duhet të bëjnë është prania në këtë garë, pasi të gjitha pajisjet tjera si tavolinat, rrjetat, raketat dhe topat i ka siguruar Kolegji Universi. /Olle