Kolegji Universi shënoi 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë

Të hënën Kolegji Universi e ka shënuar 7-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet sportiv, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 150 sportistë. Garat janë mbajtur në futboll të vogël dhe në volejboll (meshkuj e femra).

Në turneun e futbollit të vogël morën pjesë 7 ekipe, ndërsa vendi i parë i takoi Gjimnazit ‘Sami Frashëri’, nga Prishtina, që në finale e mundi Kolegjin Universi (studimet master), me rezultat 2:0. Para finales janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinalet, në të cilat u zhvilluan lojëra cilësore.

Në ndeshjen finale gjimnazistët e ‘Sami Frashërit’ u treguan më të mirë, duke e fituar edhe vendin e parë.

Në turneun e volejbollit ndeshjet u zhvilluan në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave. Te meshkujt vendi i parë i takoi SHME ‘Isa Boletini’ nga Podujeva, e cila në finale qe më e mirë se Kolegji Universi (studimet master).

Ndeshja më interesante e turneut ishte finalja e femrave, në të cilën u takuan SHMM ‘Ali Sokoli’ nga Prishtina dhe SHFMU ‘Mihal Grameno’ nga Fushë Kosova. Pas një paraqitjeje më të mirë, vendi i parë u takoi filloristeve nga Fushë Kosova, të cilat me meritë e fituan vendin e parë, ndërsa ato ishin të udhëhequra nga arsimtarët Burim Berisha dhe Besnik Jashanica.

 

Kupat dhe mirënjohjet për pjesëmarrje ua shpërndanë dekani i Kolegjit Universi. Abedin Bahtiri dhe profesori Jeton Havolli.

 

Renditja

 

Futboll i vogël:

  1. Gjimnazi ‘Sami Frashëri’
  2. Kolegji Universi (studimet master)
  3. SHSKU (QKUK)
  4. Kolegji Universi (viti I)

 

Volejboll (meshkujt)

  1. SHME ‘Isa Boletini’
  2. Kolegji Universi (studimet master)

 

Volejboll (femrat)

  1. SHFMU ‘Mihal Grameno’
  2. SHMM ‘Ali Sokoli’
  3. Kolegji Universi (infermieria)