Kokëdhimbje për Artetan, shtohet lista e lëndimeve për Gunners

Arsenal po vazhdon të ketë probleme të mëdha me listën e gjatë të lojtarëve të lënduar, duke e vështirësuar edhe punën e trajnerit Arteta.

Gunners kanë një orar të ngjeshur me takime mbrenda e jashtë vendit, dhe kanë gjithsej tetë lojtarë të lënduar. Sulmuesi brazilian Gabriel Martinelli pësoi një lëndim në pjesën e parë të ndeshjes kundër Evertonit dhe u zëvendësua nga belgu Leandro Trossard, i cili gjithashtu u lëndua dhe mungoi në derbin e së shtunës.

Edhe një numër i konsiderueshëm i lojtarëve që luajnë në ekipin e parë kanë shqetësime me lëndime, Thomas Partey po shpreson që mund të rikthehet në ndeshjen me Manchester City-n e cila zhvillohet me shtatë tetor dhe Bukayo Saka është njëri nga të lënduarit e radhës që është në dyshime për ndeshjen e radhës, shkruan Gazeta OLLE.

Lajmi i mirë për Arsenalin është se Declan Rice dhe Trossard mund të rikthehen në fushën e gjelbërt, duke e lehtësuar situatën.

Mesfushori Fabio Vieira, do të rikthehet në stërvitje pas dy javësh sipas një raportimi të Arsenalit, pas një sezoni të vështirë duke humbur parasezonin dhe duke ngadalësuar ambientimin me ekip.

Trajneri Arteta gjithashtu ka konfirmuar se mbrojtësi francez William Saliba, u largua gjatë ndeshjes në  Brentford pas lëndimit dhe është duke u rikuperuar, ndërkohë Jurrien Timber është lëndimi i fundit  në Arsenal dhe pritet të mungojë në pjesën më të madhe të sezonit 23/24.

Arsenali ndeshjen e radhës e zhvillon të shtunën si mysafir kundër Bournemouth e vlefshme për Premier Ligë.

/Gazeta OLLE/

Florent Muslija i pandalshëm, realizon dy gola në fitoren e madhe ndaj Schalke 04

Kosova pasurohet me 20 trajnere të futbollit