KOK-u merr pjesë në takimin koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti ka marrë pjesë në takimin e komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. 

Në takimin e mbajtur në Taranto të Italisë, u diskutua për përgatitjet e organizimit të LM Taranto 2026, orarin e ri dhe punët që pritet të përfundohen në dy vitet e ardhshme.

Javë më parë është caktuar edhe orari i LM Taranto 2026, të cilat do të mbahen prej 21 gusht – 3 shtator 2026.
Kujtojmë që pas Taranto 2026, mbahen Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. /Gazeta Olle/

Çeku pret në takim me Parsonsin, diskutohet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Paralimpike

Ish-mbrojtësi i Dritë, Hajdin Salihu pjesë e formacionit të javës në Ukrainë