Të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro.
Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka.
Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.
Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, po ashtu do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.
Lojërat Olimpike të ardhshme do të mbahen në Francë në vitin 2024, e që aty xhudistët tona do të shpresojnë të përsërisin suksesin e arritur në Tokio në këtë verë.
Kujtojmë se Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës në xhudo, duke njoftuar për pensionim, mirëpo do të jetë pjesë e kampit stërvitor të Toni Kukës.