KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KO te Portugalisë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Portugalisë.

Memorandumi u nënshkrua në Tokio të Japonisë, nga drejtuesit e dy Komiteteve Olimpike.

Për KOK-un nënshkruan presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, ndërsa për KO të Portugalisë, presidenti Jose Manuel Constantino dhe sekretari i përgjithshëm, Jose Manuel Araujo, derisa i pranishëm ishte edhe këshilltari i presidentit Krasniqi, Besim Aliti.

Presidenti Krasniqi e ka vlerësuar lart nënshkrimin e këtij memorandumi, duke thënë KOK do të marrë përvojat më të mira nga KO Portugalisë, duke bashkëpunuar ngushtë në projekte të ndryshme.

Nga ana e tij, presidenti Manuel Constantino, duke uruar presidentin Krasniqi për dy medaljet e arta olimpike, shprehu kënaqësinë që do të bashkëpunojnë dhe do të japin përvojat më të mira të tyre për KOK-un.

Gjatë takimit u përmend edhe njohja e Portugalisë për Kosovën shtet, për çka presidenti Krasniqi falënderoi homologun e tij.

 

Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt

Arsenali mposhtet nga Chelsea, por Xhaka shënon gol të bukur me kokë (VIDEO)