KOK mbështetë rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit nga Prishtina në Tiranë

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim të mbështes rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.

Shatri, ish-basketbollist i Prishtinës, do të vrapojë 257 km me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

KOK do të mbulojë të gjitha shpenzimet e Shatrit që lidhen me këtë udhëtim.

Ai do të niset më 2 korrik nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00, derisa në Tiranë pritet të arrij më 4 korrik.

45-vjeçari nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog.

✅KOK mbështetë rrugëtimin sfidues????‍♂️ të Fikret Shatrit nga Prishtina???????? në Tiranë????????Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik…

Gepostet von Kosovo Olympic Committee am Freitag, 19. Juni 2020