KOK ka organizuar seminarin për integritet në sport në Federatat Sportive në Kosovë

Në seminar ligjëruan Anastasiya Khomutova nga Anglia dhe Lucy Trochet nga Zvicra, të cilat diskutuan mbi dukuritë negative në sport dhe formave të parandalimit.

 

Krahas ligjëruese të jashtme, ligjëruese vendore ishin Vlora Braha, zyrtare për integritet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Bardha Uka nga organizata DEMSPORT.
Pjesëmarrës, krahas përfaqësuesve të MKRS-së, ishin drejtues të federatave të ndryshme sportive, të cilët përmes diskutimeve të frytshme dhanë kontribut në rrjedhën e seminarit.

 

Organizimi i këtij seminari është pjesë e projektit për fushatën për edukimin e komunitetit sportivë për integritetin në sport, projekt ky i fituar nga KOK-u dhe mbështetur nga Komitetin Olimpik.

Ndërkombëtar (KON) dhe i cili po implementohet prej vitit të kaluar dhe do të vazhdojë edhe këtë vit.

Superliga e hendbollit kosovar vazhdon me derbi të madh në Rahovec

Këtë fundjavë sfida interesante në Superligën e Kosovës në basketboll