Koha për yjet e Superligës ta dëshmojnë veten, publikohen datat e miqësoreve të Kosovës me Komorosin dhe Gambinë

Janë konfirmuar datat e ndeshjeve miqësore të Kosovës me Komorosin dhe Gambinë. 

FFK kishte raportuar se më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë, shkruan Gazeta Olle.

Dardanët ndeshjen e parë e zhvillojnë ndaj Komorosit, më 8 qershor, ndërsa ndaj Gambisë luajnë pas tri ditësh, më 11 qershor.

Kjo do të jetë mundësi e mirë për futbollistët e Superligës t’i dëshmojnë aftësitë e tyre ndaj këtyre dy kombëtareve, pasi deri më tani nuk kanë pasur pothuajse aspak hapësira. /Gazeta Olle/