Suhareka nuk po kalon aspak momente të mira në Superligën e Kosovës.
Pesë ndeshjet e fundit suharekasit kanë arritur tre barazime dhe një humbje, shkruan Gazeta OLLE.
Suharekasit nën drejtimin e Qendrim Kidës e kanë fituar vetëm një ndeshje, atë ndaj Prishtinës me rezultatin 2-1.
Skuadra e Kidës nuk është larg zonës së garave ndërkombëtare ku me pozitën e tretë i ndanë vetëm gjashtë pikë.
Nesër në Drenas ndaj Niklit, mysafirët do tentojnë të rikthehen te fitorja ashtu si vendasit që janë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.