Koha për show në Final 4 të Ligës Unike

Pas përfundimit të edicionit të rregullt dhe çerekfinaleve është koha për Final 4 të Ligës Unike, që do të përcaktojë kampionin e kësaj gare, apo trofeun më të çmuar.

Final 4 do të zhvillohet më 20 dhe 21 Prill në ‘Karagaçi’ të Pejës, ku do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.

Kampion është Ylli, që gjithashtu ka fituar edhe Superkupën Mbarëkombëtare, dy trofetë e vetëm të kësaj gare, që janë mbajtur deri më tani.

Ylli kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore dhe vetëm një humbje. Humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta e Durrësit me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit 73:59. Durrësakët kishin përfunduar garat në vendin e pestë, e më pas në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Tiranën.

Peja dhe Prizreni 16 janë ndeshur dy herë në garat e rregullta në Ligën Unike, ku pejanët shënuan dy fitore. Në elitën e basketbollit të Kosovës janë përballur katër herë, ku në gjitha ndeshjet fituan pejanët. Verdhezinjtë përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa prizrenasit në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it kishin mundur Rahovecin.

Ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

Orari

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta

20:30 Peja-Prizreni 16

E enjte

17:00 Ndeshja për vendin e tretë

20:30 Finalja.

Ergyn Ahmeti shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Tovërlani: Pjesëmarrja me katër skuadra në Evropë fantastike