Derisa në shumë kampionate evropiane stinori vjeshtor ka mbaruar, futbollistët kanë nisur të shkojnë në pushime dimërore.
Njëri prej tyre është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Pas humbjes në fundjavë nga Koln, Rashica ka udhëtuar drejt Dubait me të fejuarën e tij, Belkize Kera.
Ai ka postuar edhe një fotografi ku shihet mjaft i lumtur përkrah saj.
Ndryshe, Milot Rashica këtë edicion me Werder Bremenin, ka shënuar nëntë gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.