Klubi turk i dërgon ofertën përfundimtare Partizanit për Arbnor Fejzullahun

Mbrojtësi nga Lugina e Preshevës, Arbnor Fejzullahu, duket se në fund të sezonit nuk do të jetë më pjesë e Partizanit të Tiranës, pasi largimi i tij mbetet thjesht çështje kohe. Sipas asaj që raporton shtypi i shkruar sportiv, klubi turk i Gaziantepspor, i cili kishte dërguar në ndeshjen me Flamurtarin

përfaqësuesit e tij për ta vëzhguar nga afër mbrojtësin 23­vjeçar, ka bërë një ofertë.

“Panorama Sport” shkruan se për Fejzullahun është bërë një ofertë përfundimtare që kap shifrat e 250 mijë eurove për klubin.  Gjithsesi, tashmë gjithçka do të varet nga ana e presidentit Gazmend Demi, i cili do të vendosë për të ardhmen e lojtarit, i cili e ka shprehur hapur  dëshirën e tij për të vijuar karrierën në një kampionat më të fortë, dhe Turqia ja ofron këtë mundësi. /Olle