Klubi shqiptar transferon një bastexhi të dënuar për shitje droge

Sulmuesi skocez, emri i të cilit është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i bardh e kaltërve, si një nga tre afrimet e janarit për sulmit, rezulton me të kaluar të frikshme.

Nëse Drejtori Sportiv i Tiranës është i saktë në emrin që ka konfirmuar si një prej përforcimeve në sulmin e bardh e kaltërve, apo nëse nuk ekzistojnë dy futbollistë skocezë me të njëjtin emër dhe mbiemër, atëherë skuadra 24 herë kampione e Shqipërisë pritet të përforcohet jo vetëm me një futbollist, por shumë më shumë se aq.

Sipas raporteve dhe informacioneve të gjeneruara nga motori elektronik “google.com” për emrin Alexander Williams, me të dhëna ndihmuese, futbollist nga Skocia, rezultatet janë vërtetë shokuese.

Emrit në fjalë i korenspondon 32-vjeçari të cilit në shumicën e artikujve i referohen si ish-futbollist, ndërkohë që mësohet se e kaluara e tij nuk është aspak e pastër, shkruan telesport.

Alexander Williams, me një të kaluar të varur nga bestet, për çka është përjashtuar më parë nga ish-klubi i tij, dhe aspak i suksesshëm në atë gjë, në kërkim të parave, ka nisur që veç futbollit të merret edhe me tregtimin e substancave të ndaluara.

Një krim ky për të cilin u kap në flagrancë dhe u shpall fajtor, për tu dënuar me 32 muaj. Pas më shumë se dy viteve burgim, Williams i është rikthyer futbollit në vitin 2013, pikërisht te skuadra e Luncarty, ku mësohej se kishte luajtur përforcimi që pritej të vijë te Tirana.