Klubi po e lut Perdedajn, ai nuk vazhdon

Energie Cottbus vazhdon ta lus Fanol Perdedajn për të vazhduar kontratën, por lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, po e refuzon ofertën e tyre.

Trajneri i këtij klubi, Stefan Kramer, vazhdon të shpresojë se do të vazhdojnë kontratën me mbrotjësin e djathtë nga Gjakova. “Ne duam të vazhdojmë me të. Ai e ka ofertën tonë, të cilën nuk e ka pranuar herën e parë. Ne do të luftojmë për të”, tha Kramer për lr-online.de.

Cottbus garon në Ligën e tretë të Gjermanisë. Perdedaj është pjesë e 11-shes së parë të Kosovës. (Gazeta Olle)