Klubi nga Liga e Tretë e Kosovës barazon me skuadrën e Shkëndijës nga Tetova

Klubi Futbollistik “Shkëndija” nga Hajvalia ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese apo siç e kanë quajtur ata “vëllazërore” kundër 19 vjeçarëve të Shkëndijës së Tetovës.

Kjo ndeshje është luajtur në Tetovë dhe ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Golin e vetëm për skuadrën nga Hajvalia e ka shënuar futbollisti i mirënjohur, Visar Zogiani.

Postimi i klubit: