Klubi nga Bundesliga 2 zbulon arsyen qesharake përse nuk nënshkroi me Jamie Vardyn

Skuadra nga Bundesliga 2 e Gjermanisë, Red Bull Leipzig, ka zbuluar sot mundësinë që kanë pasur për të nënshkruar me sulmuesin e Leicester Cityt, Jamie Vardyn.

Trajneri dhe drejtori sportive, Ralf Rangnick, kanë zbuluar se arsyeja përse nuk nënshkruan me 22 golëshin e  Premierligës angleze ishte mosha e Vardyt.

“Ne dëshironim të nënshkruanim me Joe Gomez, që më pas zgjodhi Liverpoolin, dhe u desht të rikthehemi me aeroplan nga Londra në Leipzig bashkë me menaxherin e tij. Në aeroplan ai më tha, po të mos ishe i çmendur pas lojtarëve nën 24-vjeç unë do të mund ta sjell ty një lojtar që është perfekt për ty. Të garantoj që ai mund të bëhet pjesë e Kombëtares nga klubi juaj, edhe pse është 27-vjeçar. Ai është Jamie Vardy”, ka zbuluar Rangnick për Bild, raporton Olle.
Sigurisht se përgjigjja e trajnerit gjerman ishte negative.

Ngjarja kishte ndodhur dy vite më parë. /Olle