Klubi me logon më të shëmtuar në Kosovë më në fund e ndërron atë, ja si duket logoja e re

Klubi i Drenasit, logoja e të cilit ishte përzgjedhur nga Gazeta Olle si njëra ndër më të shëmtuarat të futbollit vendor, tashmë e ka ndryshuar logon.

Ata e kanë hequr logon e vjetër, në mes të së cilës ishte i vendosur parku i Drenasit e ku shiheshin disa kalimtarë rasti e banesa përreth.

Logoja e re është me ngjyrat kuq, bardh e zi.

Poshtë shihet një shqiponjë dykrenore dhe viti i themelimit të klubit, që aty është 2000.

Më poshtë postimi i plotë nga klubi në Facebook.

“Pas takimit të fundit të mbajtur nga kryesia e KF Drenasit, ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe propozim-ndryshimi i logo-s së klubit i cili ishte si rezultat i shumë kërkesave nga tifozët tanë.

Prandaj, kryesia ka vendosur unanimisht që të ndryshohet logo dhe nga tash e tutje kjo është logo e re e klubit tonë.

Shpresojmë dhe besojmë së kjo logo është unike dhe na përfaqëson të gjithë neve duke e gjetur vendin aty qoftë emocionalisht qoftë në aspektin e përgjithshëm sportiv.

KF Drenasi gjithmonë dhe gjithherë ka konsideratë ndaj kërkesave të tifozëve tanë prandaj besojmë së kjo logo do ju pëlqejë”. /Gazeta Olle/