Klubi kosovar fton tifozët në ndeshje, të hyrat nga biletat shkojnë për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës momentalisht është e angazhuar në një mision mjaft të vështirë në ruajtjen e sovranitetit shtetëror dhe qetësisë në Veri të Mitrovicës. 

Klubi Basketbollistin Golden Eagle Ylli ka marrë një vendim të mrekullueshëm për ndeshjen e radhës të cilën e zhvillon ndaj Pejës, shkruan Gazeta Olle.

Ylli ka njoftuar se të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Policinë e Kosovës.

“Një spektakël – dy arsye. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do të shkojnë për Policinë e Kosovës” – thuhet në njoftimin e Yllit. /Gazeta Olle/

 

Armando Broja e humb komplet sezonin

Gjysmëfinalja Argjentinë – Kroaci, publikohen formacionet zyrtare