Klubi kosovar e zbulon një projekt të madh

Klubi i KEK-ut që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, e ka bërë një plan pesë-vjeçar për futbollistët e rinjë,raporton Gazettaolle.com.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ky klub ka zbuluar planin e për të cilin më shumë mund të mësoni më poshtë. /Gazetaolle.com

Plani i KEK-ut i zbuluar në rrjetet sociale

FC KEK-u filloj implementimin e Projektit pesë vjeqar me Futbollistët e rinj të cilin FC KEK-u e ka synim për plasimin e Futbollistëve si brenda poashtu edhe jashtë Kosovës .

Projekti do të filloj së pari me Futbollistët brenda FC KEK-ut të cilët vijn nga Shkolla e Futbollit FC KEK -u pasi që dihet se Shkolla e Futbollit KEK- u gjithëmonë ka plasuar lojtarë mjaft kualitativ në të kaluarën si dhe tani me gjeneratën e fundit të lindur në vitin 99 të cilet vitin e Kaluar ishin Kampion të Kosovës për U – 17 si dhe ketë vit në gjysmësezon janë Kampion Vjeshtor në Superligën e Juniorëve U – 19 pastaj Projekti do të vazhdoj duke afruar lojtarë të dalluar të rinj 15 – 18 vjeq nga e gjithë Kosova .

Ajo çka do tu afrohet këtyre Futbollistëve është :

  1. Kontrata Profesionale 3 deri 5 vjeqare ;
  2. Punë Profesionale në Ekipen e parë të FC KEK- u
  3. Kushte të mira për punë me kuadër profesional
  4. Plasim jashtë vendit momentin qe futbollistët të jenë të gatshem për te dalur në Ekipe të mëdha jashtë Kosovës.

FC KEK-u synon qe në të ardhmen e afêrt 3 deri në 5 vjet me lojtarë të rinjë përmes punës dhe kushteve profesuonale do të arrij qe të synoj Evropen të cilet do ti ketë si prodhim të FC KEK-u pasi qe Projektin do ta mbështesin edhe Ekspertet e njohur Gjerman .

Lojtari i parë i Projektit 5 Vjeqar është Talenti 17 Vjeqar i FC KEK-u Blerë Thaqi i cili me mjaft sukses po paraqitet në Ekipen e Parë të FC KEK-u .

Suksese Blerit dhe Projekti do të vazhdoj ditëve në vijim me lojtarët e tjerë.