Klubi italian vjen në Shqipëri

Klubi italian, Udinese, shumë shpejt do të zbarkojë në Shqipëri për prezantimin e një projekti që do të jetë i mirëpritur për futbollin shqiptar, transmeton Gazetaolle.com.

Friulianët kanë arritur marrëveshje për binjakëzimin me Akademinë Internacionale, ku qëllimi kryesor është zbulimi i talentëve shqiptar që mund të transferohen më pas në Itali.

Ndryshe, Udinese njihet si ndër skuadra që ka prodhuar më së shumti yje gjatë viteve të fundit në Itali, andaj gjasat tani janë reale që prodhimi i radhës bardhezi të jetë ndonjë talent shqiptar. /Gazeta Olle