Klubi italian mbetet pa trajner

Është raportuar se Zdenek Zeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajneri i Cagliarit, vetëm disa javë pasi u riemëruar.

Traineri çek u shkarkua në dhjetor, duke u zëvendësuar në Sardenjë nga ish- sulmuesi i Chelseas, Gianfranco Zola.

Megjithatë, ish – sulmuesi dështoi në Cagliari dhe klubi vendosi ta rikthej Zemanin, transmeton Gazetaolle.com.

Përkundër kësaj, trajheri çek nuk arriti t’i mbush pritshmëritë dhe sipas ‘Calciomercato’ në këtë mëngjes 67 -vjeçari ka dhanë dorëheqjen .

Zeman është thënë se ka dorëzuar tashmë dorëheqjen e tij tek presidenti i Cagliari, Tommaso Giulini, por kjo nuk është e qartë ende nëse kjo është pranuar.