Gjatë ditës së sotme, teksa skuadrat në Turqi kanë nisur regjistrimet përfundimtare të lojtarëve për sezonin e ri futbollistik, është mësuar se Esat Mala nuk do të jetë pjesë e Giresunspor.
Klubi turk me sa duket nuk ka pëlqyer paraqitjet e tij në fazën përgatitore që ka zhvilluar gjatë verës, shkruan Panoramasport.al
Sipas mediave turke, lojtari nuk është regjistruar kësisoj me Giresunspor dhe i është dhënë leja që të fillojë të kërkojë në ditët në vijim një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij pasi nuk bënte pjesë në planet e këtij klubi.
Një situatë e pazakontë për ish-futbollistin e Partizanit i cili kishte refuzuar disa oferta të mira për të veshur fanellën e Giresunspor, meqë ky i fundit luan në Superligën turke.
Tani mbetet të shihet nëse ai do të pranojë një nga ofertat e tjera që kishte nga Turqia, apo nëse do të zgjedhë të vijojë karrierën në një klub tjetër.