Klubi i Superligës transferon futbollistin e dënuar për drogë (FOTO)

Lorenco Di Livio, dja li i ish-lojtarit të Ju ventusit dhe Kombëtares së Italisë, Anxhelo Di Livio, shikohet si një mundësi afrimi te Partizani i sezonit të ri.

Di Livio “junior” është cilësuar si një nga talentet që ka prodhuar akademia e Romës në vitet e fundit, por bëhet fjalë për një lojtar me karakter të vështirë.

Di Livio

Lorenco Di Livio luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe në sezonin e fundit ka qenë i huazuar nga Roma te Ternana në Serinë B. 20-vjeçari ka debutuar në Serinë A me Romën më 6 janar 2016 në ndeshjen Kievo-Roma, që përfundoi në barazim 3-3. Ndërsa te Ternana është aktivizuar në 7 ndeshje në sezonin e fundit.

Di Livio

Djali i ish-mesfushorit të Juventusit pritet që të sillet në Shqipëri nga këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi, i cili ka marrë stafetën e ndërtimit të skuadrës së sezonit të ri. Për momentin nuk dihet sesa serioze mund të jetë kjo pistë e afrimit të Lorenco Di Livios te Partizani.

Lorenco Di Livio

Gjithsesi, burime pranë klubit bëjnë me dije se emri i 20-vjeçarit është lakuar shpesh kur janë diskutuar planet e merkatos së verës. Lorenco Di Livio shikohet si një sulmues i dytë që di të përshtatet në krahë, por edhe pas “pykës”. Nëse vjen 20-vjeçari italian, nuk ka asnjë shans për rikthimin e Agustin Torasës te Partizani për sezonin e ri futbollistik.

I PEZULLUAR PËR KANABIS

Lorenco Di Livio futet te kategoria e lojtarëve që kanë talent, por karakteri mund t’i djegë karrierën. Së fundmi, lojtari i huazuar nga Roma te Ternana është pezulluar pasi ka dalë pozitiv në testin antidoping.

Di Livio Roma

Më 6 maj, pas ndeshjes Viçenca-Ternana, Di Livio iu nënshtrua testit antidoping dhe përgjigjja ka qenë pozitive për lojtarin. Di Livio dështoi në testin antidoping, pasi ju gjetën substanca të palejuara, pikërisht THC, e cila kishte ardhur si shkak i konsumimit të kanabisit.

Për shkak të kësaj, Di Livio u pezullua nga federata italiane dhe nuk luajti me Ternana në ndeshjet e mbetura të sezonit. Kalimi te Partizani mund të shikohet edhe si një mundësi pastrimi për djalin e ish-yllit juventin.