Klubi i Prishtinës ka reaguar me krenari pas paraqitjes mbresëlënëse të Edon Zhegrovës kundër Atletico Madridit.
Zhegrova, i cili është rritur në akademinë e futbollit të Prishtinës, ka qenë në formë të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit, ku fillimisht u shpall lojtari më i mirë në përballjen ndaj Real Madridit dhe mbrëmë shënoi një eurogol kundër Atleticos, shkruan Gazeta OLLE.
Momenti që shkaktoi reagime ishte festa e veçantë e Zhegrovës me plis në kokë, ‘Plisi’ një simbol i lidhjes së tifozerisë së bardhekaltër.
Klubi i Prishtinës e komentoi këtë moment duke postuar: “Njëherë Plis – Gjithmonë Plis,” duke theksuar krenarinë që mbizotron te klubi më i trofeshëm në vendin tonë për Zhegrovën.