Klubi i njohur turk, Besiktas, mysafir i Besës gjatë fundjavës

Kampioni e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, gjatë fundjavës fillon garat në Kupën Evropiane.

Pejanët presin skuadrën e njohur turke, Besiktasit në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të dielën nga ora 20:00, e vlefshme për raundin e dytë.

Besa ka bërë ndryshime në formacion dhe është komponuar për ndeshje kampionale dhe ato të Superkupës, pejanët tashmë kanë edhe përvojën ndërkombëtare dhe synojnë suksesin evropian.

Ndeshja e kthimit zhvillohet një jave më vonë në Turqi. /Gazeta Olle/

Rapid: Mbrëmja perfekte e Albionit u kthye në trishtim, jemi afër teje

Ballkani uron shërim të shpejtë për ish-futbollistin e tyre, Albion Rrahmanin