Klubi i njohur futbollistik njofton se po e krijon Ekipin B, që do të garojë në Ligën e Tretë të Kosovë

Skuadra e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, FC A&N ka njoftuar se janë duke mundësuar aktivizimin e Ekipit B të skuadrës, që do t’i fillojë garat në Ligën e Tretë, në Regjionin e Prizrenit.

Klubi njofton se objektivi i vetëm i Ekipit B do të jetë ngritja në Ligën e Dytë të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi i plotë nga FC A&N:

Klubi futbollistik FC A&N njofton opinionin e gjerë se në kuadër të riorganizmit të klubit FC A&N , ju njoftojmë që jemi duke mundësuar aktivizimin e Ekipës B të skuadrës tonë e cila do të fillojë garat në Ligën e Tretë në Regjionin e Prizrenit , një vendim kjo i kryesisë tonë shumë i qëlluar pasiqë ndihmon në ngritjen e futbollit Prizrenas.

Objektivi i vetëm i Ekipës B do të jetë ngritja në Ligën e Dytë të Kosovës në gara nacionale.

Një organizim i mirëfilltë pritet të jetë në Ekipën B të klubit tonë ku për detaje të tjera si ; emërtimi i skuadrës , shtabi teknik , futbollistët dhe gjithqka tjetër do bëhet ditëve në vazhdim ku të gjitha detajet do zbulohen në faqen tonë.

Si asnjëherë më parë kjo do të jetë një risi në futbollin tonë Kosovar ku përveq skuadrës A të FC A&N që garon në ligën e parë të Kosovës do të jetë edhe Ekipa B ku synojmë ngritjen në Ligën e dytë të Kosovës.

Një klub , një dashuri ! FC A&N

/Gazeta Olle/

Kastriot Selmani ka arritur shifrën e 100 paraqitjeve zyrtare për Llapin, klubi e nderon me mirënjohje

Tottenham Hotspur – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare