Klubi i madh shqiptar po tenton transferimin e Mërgim Mavrajt

Mërgim Mavraj, ish-lideri i Kombëtares aktualisht është pa ekip, pas përfundimit të aventurës me klubin e Kategorisë së Katërt gjermane, Turkguçu Mynih.

Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Partizani i ka bërë një propozim paraprak 36-vjeçarit, por për momentin nuk ka asnjë hap para.

Mavraj e ka me dyshim të madh të lërë jetën e krijuar prej vitesh në Gjermani, ku ka edhe aktivitete të tjera përveç futbollit dhe të jetojë në Shqipëri. Gjithsesi, kontaktet ekzistojnë dhe deri në mbyllje të merkatos gjithçka është e hapur, sepse e shkuara ka treguar se asgjë “nuk pritet me thikë”.

Nuk është hera e parë që Mërgim Mavraj përmendet në lidhje me ndonjë transferim të mundshëm në Superioren tonë, edhe vitet e kaluara ka pasur zëra, por kanë mbetur aty.

Gjithsesi duke parë moshën e lojtarit dhe një pagë e mirë e ofruar nga Partizanit, nuk do ishte për t’u habitur ta shihin Mavrajn në Superiore. 

Uzuni feston golin me të dashurën në hotelin e CR7

Besar Halimi në prova tek skuadra e njohur daneze