Kanë ndodhur ndryshime në skuadrën e Onix.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se donatori kryesor Xhevdet Shoshi është larguar nga ekipi.
Klubi nuk ka dhënë njoftim për arsyet e largimit, por vetëm ka falënderuar Shoshin për kontributin e deritanishëm.
Ndërkohë në njoftim është bërë publike se drejtori i ri është ish-gjyqtari i njohur kosovar Muhedin Ferati.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Njoftojmë opinionin, mbështetësit dhe dashamirët e përkrahit e KF ‘Onix’, se nga dje, datë (27 Janar 2021), Donatori ndër vite i klubit ‘ONIX SPA’ me pronar z. Xhevdet Shoshin, për shkaqe objektive ka ndarë rrugët me klubin ‘Onix’!
KF ‘Onix’ nga zemra e falënderon z. Xhevdet Shoshi, familjen Shoshi dhe ‘ONIX SPA’ për tërë kontributin e pashoq dhënë klubit dhe zhvillimit e përparimit të sportit në përgjithësi.
KF ‘Onix’-Banjë, i mbetet mirënjohës familjes Shoshi përjetësisht.
Pas zhvillimeve të reja, KF ‘Onix’-Banjë nga sot ka zyrtarizuar Drejtorin e ri të Klubit, që është z.Mujedin Ferati, i cili ka marrë përgjegjësi ndaj klubit, e i njëjti mbetet edhe ndër themeluesit e klubit tonë.
Me respekt;
KF ‘Onix’-Banjë
/Gazeta Olle/