Klubi i Ligës së Parë me avokat

Derisa po afrohet pranimi në instancat ndërkombëtare, Liria e Prizrenit po bëhet gati dhe me përfaqësuesin profesional ligjor, avokatin që pak klube e kanë në Kosovë.

Naim Qelaj është avokat i Lirisë. Pas mbajtjes së Kuvendit të klubit me 15 janar të këtij viti, nga ku doli Bordi i ri në krye me Mirsad Çollakun, vazhdojnë risit te klubi ‘bardhezi’.

“Me qëllim të përmbushjes së gjitha zbrazëtirave dhe avansimit të punës në të gjitha fushat, kemi angazhuar për klubin avokat. Është ky z.Naim Qelaj që vullnetarisht do të përfaqësoj KF “Liria” në të gjitha çështjet që klubi do të ketë nevojë në të ardhmen”, ka thënë kryetari i klubit, Mirsad Çollaku.